Vlorë/Arrestohet 34 vjeçari, mori peng një person pas një konflikti të çastit

32

Policia i Vlorës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi akuzohet se mori peng një person. Sipas bluve të qytetit bregdetar ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi M.D., banues në Vlorë, i cili akuzohet për veprën penale “heqja e paligjshme e lirisë”.

Ky i fundit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka marrë peng, duke futur në makinën e tij me dhunë shtetasin B.R.,, banues në Vlorë.