Ballina Aktualitet Vlorë, arrestohet 33-vjeçari për vjedhjen e katër automjeteve

Vlorë, arrestohet 33-vjeçari për vjedhjen e katër automjeteve

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas për vjedhjen e katër automjeteve në qytet.

Në pranga ka rënë 33-vjeçari me iniciale K.K., 33 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se ky shtetas ka vjedhur në kohë të ndryshme katër automjete të markës “Mercedes Benz” dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen “15 Tetori” Vlorë.