Ballina Aktualitet Vlorë, arrestohet 23-vjeçari me drogë dhe armë pa leje

Vlorë, arrestohet 23-vjeçari me drogë dhe armë pa leje

Një 23-vjeçar u arrestua në Vlorë pasi u kap me 240 doza kokaine dhe dy armë zjarri, të cilat ai i mbante pa leje. Burimet zyrtare policore në Vlorë bëjnë të ditur se shtetasi B. B., 23 vjeç, u kap në flagrancë me një sasi dozash kokaine.

Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët e Policisë së Shtetit gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri, të tipit pistoletë, të pajisuara me silenciator, si edhe një tjetës sasi lënde narkotike të llojit kokainë.

Pas arrestimit, materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve dhe mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve.