Ballina Aktualitet Vlorë, arrest me burg për autorët e vrasjes së kreut të njësisë...

Vlorë, arrest me burg për autorët e vrasjes së kreut të njësisë administrative të Kotës

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka lënë në burg tre autorët e dyshuar për vrasjen e Argjil Gjokës, kreu i njësisë administrativë të Kotës në Bashkinë e Selenicës.

Të arrestuarit janë Arif Bejtaj, Jaçe Bejtaj dhe Namik Bejtaj. Të tre autorët e vrasjes rezultojnë të afërm me njëri-tjetrin. Administratori Argjil Gjoka u vra pasditen e 11 qershorit, sapo kishte dalë nga shtëpia për të inspektuar rrugën ku po kryheshin disa punime.

Ai u qëllua me armë zjarri në gjoks dhe ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Sipas të dhënave të deritanishme, administratori Gjoka kishte ndërhyrë për të shuar një konflikt mes disa personave, ku u përdorën edhe armët e zjarrit. Në konflikt mbeti i plagosur edhe një 19-vjeçar.