Ballina Aktualitet Vlorë, aksidentohet efektivja e paraburgimit

Vlorë, aksidentohet efektivja e paraburgimit

Një aksident është shënuar këtë të hënë në rrugën e varrezave të Vlorës, ku për pasojë ka mbetur e plagosur efektivja e paraburgimit Elmira Binaj. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Babicë.

Menjëherë pas njoftimit është lajmëruar ambulanca, duke e trasportuar të plagosurën në spitalin e qytetit.

Sipas informacioneve të marra, bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ku drejtuesi i mjetit tipt “Benz” me targa Vl 8507 B është përplasur me një automjet tjetër “Toyota” me targa AA 661 Tl .

Mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonte një shtetas nga Llakatundi me një shpejtësi tej normave të lejuara, duke qenë dhe në sens të kundërt, ka përplasur mjetin “Toyota”, i cili ka qenë i ndaluar në momentin e aksidentit.

Mjeti “Toyota” drejtohej nga efektivja e policisë së paraburgimit. Ajo ka mbetur e lënduar duke marrë disa plagë në këmbë, krahëror dhe shpatull.

Mjekët në spitalin e Vlorës bëjnë më dije se efektivja është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Vlorës nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.