Ballina Kronikë Vlorë, 70-vjeçarja mbytet në plazhin e vjetër

Vlorë, 70-vjeçarja mbytet në plazhin e vjetër

Një 70-vjeçare është mbytur sot në mëngjes në plazhin e vjetër në Vlorë. Viktima është Shoha Baci, e cila kishte hyrë në det për tu larë.

“Rreth orës 08:40, në zonën bregdetare të quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë, 70 vjeçarja Sh.B., dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën në plazh”, sqaron policia.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas kqyrjes paraprake gjithashtu në prani të mjekut ligjorë dyshohet se Sh.B, ka pësuar infarkt kardiak sapo është futur në ujë disa m larg bregdetit.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.