Ballina Kronikë Vlorë, 28-vjeçari u shpëtoi 19 plumbave të atentatit

Vlorë, 28-vjeçari u shpëtoi 19 plumbave të atentatit

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar pasditen e kësaj të diele në aksin Levan-Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 28-vjeçar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë zjarri, ai ka marrë plagë të lehta, ndërkohë që si pasojë e përpjekjeve për t’i shpëtuar breshërisë së armës, 28-vjeçari Romarjo Alliraj ka devijuar automjetin duke dalë nga rruga e duke përfunduar në një kanal.

Ai ka marrë vetëm disa plagë të lehta, pas aksidentimit të makinës ndërsa pas marrjes së kujdesit mjekësor është merrë në pyetje nga policia.

Policia po punon nëpërmjet kontrollit të territorit dhe veprimeve të tjera hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit.