Ballina BOTA Vjenë, të shtëna me armë zjarri në një restorant, dy të plagosur

Vjenë, të shtëna me armë zjarri në një restorant, dy të plagosur

Të pakën 2 janë plagosur gjatë një shkëmbim zjarri me armë në një restorant të njohur turistik në qendër të Venës

Nuk dihet ende se kush është pas incidentit.
Të shtënat u qëlluan në restorantin Figlmueller, që ndodhet vetëm disa qindra metra larg nga katedralja ikonë e Shën Stefanit.

Dy të plagosurit u gjetën pranë restorantit, tha departamenti i policisë lokale në një post në Twitter, duke shtuar se detajet e incidentit janë ende të paqarta.

“Rreth orës lokale 13:30, dy njerëz të plagosur me armë zjarri u gjetën më zonën e Lugeck,” – shkruhet në deklaratë.