Ballina Aktualitet Vjenë, ministrja Gjonaj marrëveshje me homologun austriak

Vjenë, ministrja Gjonaj marrëveshje me homologun austriak

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka nisur vizitën e saj dyditore në Vienë, Austri, e ftuar nga Ministri i Drejtësisë austriak Josef Moser. Pjesë e axhendës është takimi dypalësh i delegacionit shqiptar me Ministrin e Drejtësisë të Austrisë. Ministrja Etilda Gjonaj nënshkroi sot në Vjenë të Austrisë memorandumin e bashkëpunimit, me Ministrin e Çështjeve Kushtetuese, Reformave, Derregullimit dhe Drejtësisë të Austrisë Josef Moser. Memorandumi i bashkëpunimit mes dy vendeve do të rrisë kapacitetet e Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht në fushën e kodifikimit dhe hartimit të legjislacionit, duke përfituar nga eksperienca më e mirë Austriake.

Gjithashtu, sipas marrëveshjes, Ministria e Drejtësisë do të asistohet në rritjen e kapaciteteve në fushë e statistikave gjyqësore, planifikimin dhe raportimin strategjik, si dhe në rritjen e standardeve dhe mekanizmave të kontrollit të brendshëm.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, vlerësoi ndihmën dhe asistencën që ka dhënë Ministri Josef Moser për zbatimin e reformave në Shqipëri.

Gjonaj nënvizoi se çdo reformë e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë, ka në brendësi një kontribut të vyer, dhe ekspertizë të Ministrisë së Drejtësisë së Austrisë, si dhe ekspertëve ligjorë austriak.

foto galeri

foto galeri