Vjedhje çantash dhe portofolash në autobuz, dhunë fizike ndaj bashkëshortes, 4 të arrestuar në Tiranë

28

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve A. D., 36 dhe E. Gj., 29 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me dhunë portofolin e shtetasit I. G.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 58 vjeç, sepse në banesë, në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkeshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Xh., 44 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”, sepse në një autobuz ka tentuar të vjedhi çantën me sendet personale të shtetases K. K.