Ballina Aktualitet Viti i Ri, presidenti Meta vizitë në shtëpinë e Dritëro Agoillit

Viti i Ri, presidenti Meta vizitë në shtëpinë e Dritëro Agoillit

Në ditën e ndërrimit të viteve, presidenti i Republikës Ilir Meta, nuk ka lënë pa kujtuar shkrimtarin e njohur Dritëro Agolli, i ndarë nga jeta në shkurt 2017.

Kreu i Shtetit ishte sot në një vizitë në familjen Agolli, në shenjë respekti dhe vlerësimi për shkrimtarin e madh.

“Me kënaqësi të veçantë ndamë urimet e Vitit të Ri me të shtrenjtën Sadije e familjen Agolli, duke kujtuar me nostalgji Dritëroin tonë të paharruar. Me këtë rast shkëmbyem edhe buqeta: unë një buqetë me lule dhe urime, ajo një buqetë me libra të Dritëroit dhe për Dritëroin,’ – shkruan presidenti Meta në një postim në Facebook, ku ndan edhe foto nga vizita në familjen Agolli.