Ballina Aktualitet Viti i Ri, kryeministri Rama e nis ditën me fëmijët

Viti i Ri, kryeministri Rama e nis ditën me fëmijët

Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur të nisë ditën e fundvitit duke uruar me një video plot me fëmijë.

Ai ka përshëndetur me disa pamje të festës së organizuar në Kryeministri të fëmijëve dhe prindërve të familjeve në nevojë por dhe të fëmijëve e prindërve të stafit të Kryeministrisë. Mes fëmijëve dallohet dhe djali i tij Zaho, i cili sërish nuk i ndahet vizatimeve.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këto momente të gëzuara mes fëmijësh e prindërish prej familjesh në nevojë, së bashku me fëmijët e prindërit e skuadrës së kryeministrisë, ju uroj të gjithëve ta kaloni sa më gëzuar sonte në familjet tuaja, ndërrimin e viteve🤗,” – shkruan Rama.

.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këto momente të gëzuara mes fëmijësh e prindërish prej familjesh në nevojë, së bashku me fëmijët e prindërit e skuadrës së kryeministrisë, ju uroj të gjithëve ta kaloni sa më gëzuar sonte në familjet tuaja, ndërrimin e viteve🤗

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 30. Dezember 2018