Virologu italian:”Nuk do të ketë një valë të dytë COVID-19! Hapja e shkollave? Një test durimi”

58

Virologu Fabrizio Pregliasco i Universitetit Vita-Salute i San Raffaele ka deklaruar me siguri se nuk do të ketë valë të dytë COVID-19.

Megjithatë virologu italian ka bërë apel për kujdes kolektiv, në mënyrë që të mos ketë një rritje të pakontrolluar të rasteve.

Për sa i përket rikthimit në shkolla, ai u shpreh se, pavarësisht se fëmijët janë një kategori e pa rrezikuar ndaj virusit, rihapja e shkollave do të jetë ‘një test durimi’ për familjet dhe autoritetet shëndetësore.

Virologu është optimist se nuk do të ketë një valë të dytë, por duhet të mbrojmë veten duke respektuar masat.