Virologu gjerman bën parashikimin e trishtë, ja sa vite do të zgjasë COVID-19

55

Një virolog gjerman ka deklaruar se do të duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me COVID-19 edhe tre vite të tjerë.

Profesori Hendrik Streeck tha se popullsia botërore do të vijojë të dëgjojë raste të reja koronavirusi në vendet ku jetojnë.

“Do të jemi duke luftuar me Covid-19 edhe në vitin 2023. Njerëzit duhet të mësohen me këtë”, tha virologu gjerman për “Daily Record”.

“Virusi nuk do të zhduket, është bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Do të jetë me ne edhe për 3 vite të tjerë dhe ne duhet të gjejmë mënyrën për të bashkëjetuar me të. Por, është shumë e rëndësishme që të ndalojmë eventet e mëdha që krijojnë vatra infeksioni”, deklaroi Streeck.

Shkencëtari tha se vaksina mund të zbulohet, por ka dyshime mbi shpejtësinë e efikasitetit të saj: “Vaksina mund të jetë zgjidhja, por nuk e dimë ende”.