Virologia italiane e thotë hapur:”Nëse do të ketë një valë të dytë COVID-19, do të jetë…”

215

Virologia italiane Ilaria Capua ka bërë me faj njerëzit nëse do të ketë një valë të dytë koronavirusi.

“Virusi nuk ka krahë dhe pandeminë e mbajmë gjallë ne. Virusi përhapet nga njerëzit që e bartin atë. Me papërgjegjshmërinë tonë, ne do të krijojmë valën e dytë të infeksionit Covid”, ka deklaruar ajo.

Capua mbështet idenë se jemi ne të cilët duhet të bëjmë të mundur parandalimin e virusit në mënyrë që ai të mos marrë më jetë, pasi siç është kuptuar nuk do të kemi një vaksinë shpejt.

“Ne kemi parë tashmë që në Itali koronavirusi ka qarkulluar që nga mesi i muajit dhjetor, kështu që nga mesi i dhjetorit deri në mes të shkurtit Covid ka qarkulluar pa shkaktuar shumë telashe, pra frenimi i agresivitetit të tij është i mundur”,-tha virologia.

Capua i ka bërë apel të gjithë njerëzve të ruhen dhe të përpiqen me aq sa kanë mundësi ta bëjnë virusin më pak agresiv.