Ballina Aktualitet Vijon vala e shkarkimeve në postet drejtuese, largohet dhe Drejtoresha e Tatimeve

Vijon vala e shkarkimeve në postet drejtuese, largohet dhe Drejtoresha e Tatimeve

Vala e shkarkimeve nga detyra që ka përfshirë Drejtoreshën e Doganave Belinda Ikonomi, duket se ka prekur dhe një tjetër Drejtori të rëndësishme, atë të Tatimeve.

Mësohet se është shkarkuar edhe drejtoresha e Tatimeve, Vasilika Vjero. Në vend të saj është emëruar Enton Duro, i cili ka qenë më parë drejtor në Ministrinë e Financave.