Vijon numërimi i votave në Elbasan, ja cili është kandidati më i votuar nga PD

28

Vijon numërimi i kutive të votimit për votat nominale. Në Elbasan Partia Socialiste ka siguruar tetë mandate, ndërsa Partia Demokratike gjashtë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, aktualisht kandidati më i votuar nga PD është Dashnor Sula, i cili kryeson listën me 5406 vota.

Pas tij renditet Luçiano Boçi, i cili është i shtati në listë ndërsa aktualisht ka 3270. I treti më i votuar nga kandidatët demokratë është Fadil Marzheku me 2714. Nga 511 ëndrra votimi në total në qarkun e Elbasanit janë numëruar 207.