Vihet në pranga 30 vjeçari në Durrës, ishte kthyer në makth për shkollat, lokalet e marketet

64

Një 30 vjeçar nga Durrësi është vënë në prangat e policisë së qytetit pasi akuzohej për 8 vjedhje kryesisht në shkolla, markete e lokale.

30-vjeçari me iniciale Xh.Y., ka kryer 8 vjedhje gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, ku mes tyre bie në sy vjedhja e disa objekteve nga një shkollë e vjedhja e një supermarketi dhe një lokali.

Vjedhjet e kryera nga 30-vjeçari
Më datë 10.09.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetasit S. V.;
Më datë 14.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetasit P. U.;
Më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetases R. A.;
Më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetases B. R.;
Më datë 06.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetases A. S., shumën 30.000 lekë;
Më datë 19.10.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në supermarketin e shtetasit A. B.;
Më datë 26.10.2020, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetases E. Rr., çantën ku kishte 30.000 lekë dhe sendet personale;
Më datë 02.11.2020, në lagjen nr. 8, Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa objekte në ambientet e një shkolle.