Ballina BOTA Vietnam, nis takimi kokë më kokë Donald Trump – Kim Jong Un

Vietnam, nis takimi kokë më kokë Donald Trump – Kim Jong Un

Ka nisur takimi i dytë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong-Un. Mediat raportojnë se samiti nisi në orën 18:30 minuta, me orën lokale në Vietnam. Në qendër të takimit do të jenë negociatat për denuklearizim dhe për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe në qëllim arritjen e një paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean.

Programi i takimit përfshin bisedime kokë më kokë midis dy udhëheqësve, i cili pritet të zgjasë për 20 minuta, dhe më pas një darkë, e cila është e hapur edhe për bashkëpunëtorët më të ngushtë.

Në një mesazh në Twitter para takimit, presidenti amerikan Trump ka theksuar se “Koreja e Veriut mund të jetë e njëjtë [si Vietnami] dhe shumë shpejt madje, nëse vendos të denuklearizohet.”