Ballina Aktualitet Vienë, kryeministri Rama në selinë e OSBE: Diskutim mbi “Paketën Antishpifje”

Vienë, kryeministri Rama në selinë e OSBE: Diskutim mbi “Paketën Antishpifje”

Sot kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Vienë të Austrisë si pjesëmarrës në Forumin “Ekonomia takohet me politikën” dhe është takuar me përfqësuesin e Lirisë së Medias në selinë e OSBE, Harlem Desir.

Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, Rama ka shkruar se gjatë takimit në Vienë diskutuan mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve.

“Në selinë e OSBE në Vienë me @harlemdesir përfaqësuesi për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve – së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri,” – njoftoi ai.