Ballina Aktualitet Vienë, ish-ministri Bushati në OSBE: Interesi kombëtar mbi atë partiak

Vienë, ish-ministri Bushati në OSBE: Interesi kombëtar mbi atë partiak

I pranishëm në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE që po zhvillohen në Vienë, ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati diskutoi për përgatitjet e Shqipërisë për drejtimin e OSBE gjatë vitit 2020 dhe sfidat me të cilët përballet kjo organizatë.

Në cilësinë e kryetarit të delegacionit Parlamentar të Shqipërisë në OSBE, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Tomas Greminger. Në një postim në Twitter, Bushati shkruan mbi këtë takim dhe ka një mesazh për klasën politike shqiptare.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020, është e një rëndësie të veçantë vendosja e interesit kombëtar mbi politikat partiake për këtë përgjegjësi të rëndësishme politike dhe diplomatike që kemi përpara,” – shkruan ai.