Një shqiptar është arrestuar në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në Greqi pasi po vidhte një valixhe.
Ai u akuzua për një sërë vjedhjesh të njëjta në të njëjtin aeroport.
I riu përdorte një çadër për të arritur vjedhjet, si dhe u raportua se jetonte në Greqi me dokumente false.
Gjatë vjedhjes së valixhes, i riu është konfliktuar me pronarin e sendit, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë duke bërë të mundur arrestimin.