Vidhte makina e i shiste në tregun e zi, policia italiane arreston 41 vjeçarin shqiptar

31

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 41-vjeçar i cili vidhte makina. Mediat e vendit fqinj raportojnë se ai e kryente këtë “aktivitet” në zonat Padovës dhe Venecias.

Bëhet e ditur po ashtu se shqiptari, me inicialet R.P., pasi vidhte automjetet i shiste ato në tregun e zi, kryesisht jashtë Italisë.

Ai ishte vënë re nga policia edhe në disa raste të tjera, por kishte arritur që të shpëtonte.

Brenda automjetit në të cilin u ndalua së fundmi, karabinierët gjeten mjetet me të cilat shqiptari kryente vjedhjet.

Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Padovës.