Vidhet kabulli elektrik, shëtitorja e ‘Lungomares’ mbetet në errësirë! Dëmtohen edhe dekoret e fundvitit

0
2

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme përgjatë shëtitores së Lungomares në Vlorë. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur kabullin e energjisë, duke lënë në errësirë shëtitoren e cila është mjaft e frekuentuar nga turistët.

Mësohet se ata kanë dëmtuar edhe disa nga dekoret e qytetit të bërë me rastin e festave të fundvitit. Bashkia ka paraqitur një kallëzim penal në polici, për të zbardhur autorët e kësaj ngjarjeje.