Vidhet gjatë natës një dyqan celularësh në Vlorë

56

Një dyqan celularësh është vjedhur gjatë natës në Vlorë përballë ambulancës qendrore të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, ku mësohet se një person me maskë, ka thyer derën kryesore të dyqanit me mjete të forta dhe ka marrë disa aparate celularësh të markave të ndryshme.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.