Ballina BOTA Video-skandali me Zv.kancelarin austriak, dorëhiqet gjysma e kabinetit

Video-skandali me Zv.kancelarin austriak, dorëhiqet gjysma e kabinetit

Pas publikimit të video-skandalit, ku Zv.kancelari austriak i dorëhequr, Heinz-Christian Strache, në cilësinë e kreut të Partisë së Lirë (FPÖ) shfaqte gatishmërinë për të kryer afera me një oligarke ruse, qeveria nën drejtimin e kancelarit Sebastian Kurz, është futur në kaos. Të gjithë ministrat e emëruar nga ekstremistët e djathtë të FPÖ-së janë detyruar të ndjekin shembullin e liderit të tyre, duke u tërhequr nga detyra.

Në materialin filmik që u shpërnda të premten nga prestigjiozet “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung”, oligarkja ruse, Aljona Makarova, shpreh ambicien, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë, “Kronen Zeitung”, me qëllim që të mbështeste FPÖ-në në peridhën paraelektorale. Organi i akuzës ka nisur hetimet për çështjen në fjalë. Komprementimi i Strache-s, parashikohej nëse FPÖ-ja do të ishte pjesë e formacionit qeverisës pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017.

18 orë pas qarkullimit të skandalit, Zv.kancelari Strache i paraqiti dorëheqjen drejtuesit të partisë konservatore ÖVP, Kurz-it, i cili ka shpallur zgjedhjet e parakohshme. Ngjarja mendohet se do të ketë impakt në zgjedhjet evropiane që do të zhvillohen në intervalin 3-ditor 23-26 maj, ku parashikohej forcimi i pozitave të ekstremistëve të djathtë dhe eurodeputetëve të tjerë euroskeptikë.