Ballina Showbiz Victoria Beckham zbulon zgjidhjen e duhur për make up-in

Victoria Beckham zbulon zgjidhjen e duhur për make up-in

Victoria Beckham është kthyer në ikonë stili dhe referencë për shumë vajza në botë. Ajo karakterizohet nga stili i saj i veçantë dhe për kujdesin që tregon ndaj vetes. Rutinat e saj të bukurisë ajo nuk ngurron që t’i shpërndajë edhe me vajzat e tjera. Ajo nëpërmjet një video në Instagram ka treguar sesi të fshijmë pjesën poshtë syve pasi të realizojnë make up-in.

Mirë, pra le ta sqarojmë! E keni parasysh kur e realizoni vetë tualetin e pjesës së syve, në fund duhen minuta të tëra për të fshirë pluhurin që ka rënë poshtë syve përpara se të aplikosh kremin.

Mirëpo, duket se kësaj torture i erdhi fundi! Nëna e katër fëmijëve tregoi se gjatë kohës që lyhej, mbante ngjitëse për pjesën poshtë syve, të cilat kanë efekt qetësues si dhe ndihmojnë në eleminimin e rrudhave. Nga ana tjetër, i gjithë pluhuri do ketë rënë tek ngjitësja dhe kështu, nuk do të lodheni duke e pastruar.

09DA3C4D-E89E-417E-B0F7-C003489FE244-168x300.jpeg