Ballina Aktualitet “Via Dinarica”, një prej atraksioneve turistike më interesante

“Via Dinarica”, një prej atraksioneve turistike më interesante

Via Dinarica është një shteg 1930 km që lidh nga veriu në jug, vendet e Ballkanit Perëndimor. Arteria kryesore e rrjetit, e njohur ndryshe edhe si Shtegu i Bardhë, kalon përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe lidh majat përgjatë Alpeve Dinarike dhe maleve të Sharrit.

Në vitin 2008, një grup i apasionuar filluan udhëtimin për të kthyer ëndrrën në realitet. Ata donin të zhvillonin një shteg rreth 1930 km që do të dilte në rrugën e tyre përmes maleve të Dinarikut dhe Maleve të Sharrit në Ballkanin Perëndimor.

Misioni për të sjellë udhëtarët e aventurës në Ballkan filloi në vitin 2010 kur dhe nisi projekti i parë Via Dinarica.

Tashmë është ndërmarrë edhe bashkëpunimi ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili fokusohet në zgjatimin e shtegut të njohur si “Via Dinarica”.

Qëllimi i së cilës është jo vetëm zhvillimi i turizmit kulturor, por njëkohësisht edhe zhvillimi i zonave rurale përgjatë shtegut.