Ballina Aktualitet Vettingu, gjyqtari Edmond Islamaj para KPA

Vettingu, gjyqtari Edmond Islamaj para KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka programuar këtë të hënë zhvillimin e seancës dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, i cili është edhe vet i pranishëm.

Gjyqtari Islamaj u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit ndaj tij.

Sipas komisionerit publik, te kriteri i pasurisë ka mospërputhje në hetimin administrativ që kreu KPK-ja, të cilin e ka quajtur hetim të paplotë.

Mangësitë e hetimit administrativ të kryer nga KPK-ja, Komisioneri Publik ka kërkuar që të riparohen në shkallën e dytë të vettingut.