Ballina Aktualitet Vettingu, del para komisionit prokurori me 8 apartamente

Vettingu, del para komisionit prokurori me 8 apartamente

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koca, ka dalë në seancë dëgjimore pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku sipas ILDKPKI-së ka rezultuar se ka deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin. Po kështu, inspektorati ka theksuar në relacion se prokurori Koca ka burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Për sa i përket hetimit të kryer nga KPK janë konstatuar 8 apartamente, dy garazhe, dhe dy makina rezultojnë të jenë përfituar nga një shoqëri private, për të cilat është verifikuar origjina. Gjatë hetimit rezultoi se subjekti nuk është favorizuar nga kjo shoqëri ndërtimi.

Për sa i përket kriterit të aftësive profesionale, ka rezultuar se prokurori Koça, ka treguar aftësi profesionale, nivel të lartë etike dhe ka treguar angazhim profesional. Ndërsa për kriterin e figurës, subjekti ka plotësuar saktë formularin dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Arqile Koça ka qenë kandidat për prokurorit i përgjithshëm dhe drejtues i sektorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjitshme.