Ballina Aktualitet Vetingu, gjyqtari i Apelit Shkodër para KPK

Vetingu, gjyqtari i Apelit Shkodër para KPK

Kandidati për  KLGJ dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit Shkodër, Luan Dervishi, do t’i nënshtrohet Vetingut me 23 nëntor për ligjshmërinë e pasurisë, integritetin etik dhe profesional.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do zhvillojë një seancë dëgjimore me Luan Dervishin, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, kandidat KLGJ.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli, Pamela Qirko.