Vetëvritet një person në Tiranë

27

Vetvritet me armë në banesë një person në Tiranë.

Mësohet se një i moshuar është gjendur i vetëvrarë në shtëpinë e tij në rrugën “Ramazan Bogdani” në kryeqytet.

Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin M.G (87 vjeç), i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu çifte.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramazan Bogdani” ku është gjetur nga familjarët i vetëvrarë me armë gjahu çifte, shtetasi M. G, 87 vjeç”.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.