Vetëvrasjet në COVID2, shokon Pipero:”Një pacient la letër amaneti, donte të vetëvritej”

55

Mjeku Pëllumb Pipero ka vendosur të flasë mbi vetëvrasjet e ndodhura në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku aktualisht po trajtohen pacientët e prekur nga COVID-19. Pipero është shprehur se nuk ka informacion mbi rastet dhe se çdo gjë është ende nën hetim.

Ajo që ka shokuar në përgjigjen e mjekut është se Pipero shprehet se diçka e tillë mund të ndodhë nga ana mjekësore. Kjo, për shkak se pacientët kanë një dhimbje të fortë në gjoks dhe se mund të kenë dëmtime edhe të trurit. Ky fakt mund të sjellë te ta panik.

“Për vetëvrasjen e dy pacientëve në spitalin Covid 2 në Shefqet Ndroqi, nuk kam shumë informacion. Çështja është në hetim dhe sa më pak të flasim aq më mirë është”.

“Unë them se nga ana mjekësore ndodh. Unë sot po bisedoja me një të sëmurë aty dhe duke qenë mirë e bukur më tha “doktor sikur po ndjej një dhimbje gjoksi” .

“Kjo dhimbja e gjoksit ne na tremb jashtëzakonisht shumë sepse dikush mund të bëjë një infarkt të menjëhershëm miokardi, po kështu ndodh edhe dëmtimi i trurit nga hiposkia, mungesa e oksigjenit”.

Pipero ka rrëfyer gjithashtu se një pacient ka arritur të shkruajë edhe letër amaneti duke dëshiruar t’i jepte fund jetës.

“Unë kam insistuar personalisht tek disa pacientë të cilët kanë bërë disa çrregullime të rënda të shëndetit mendor, që kanë pasur psikoza që kanë bërë neuroza, që kanë bërë sjellje të një depresioni të thellë. Për shembull, një pacient shkruajti një letër amaneti dhe dëshironte të vetëvritej”.-tha Pipero.