Vetëm 24 vjeç/Ndahet nga jeta notari shqiptar, ja dyshimet e para

256

Notari shqiptar Klavio Meca është ndarë nga jeta këtë të dielë në moshën 24 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në një postim në Facebook.

Një lajm i pabesueshëm na erdhi si bombë për ndarjen nga jeta të sportistit shqiptar Klavio Meca në moshën 24 vjec. Nuk gjejmë fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe…

Kujtojmë që notari Klavio Meca, ka pasur një sërë arritjesh sportive ndërsa vecojmë se në Budapest të Hungarisë ka vendosur një rekord të ri kombëtar në 400 m stil i lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive. 

KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion!  Do të na mungosh…!” mbyllet postimi i KOKSH

Për momentin, dyshimet e para flasin për një infarkt, por në trupin e të ndjerit po bëhet ekspertiza për të konfirmuar ose hedhur poshtë këtë dyshim.