Vetëm 18 dhe 19 vjeç, dy të rinjtë arrestohen teksa transportonin emigrantë të paligjshëm

17

Dy të rinj të moshave 18 dhe 19 vjeçare janë arrestuar në Gjirokastër pasi po transportonin 5 klandestinë drejt Tiranës.

Arrestimi ndodhi tek ‘’Kthesa e Jorgucatit’’ pasi të rinjtë me mjetet ‘’Audi’’ dhe ‘’Mercedes’’ po transportonin klandestinët.

Atyre u janë sekuestruar 2 aparate celularë si dhe 870 euro.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 2”.

Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celularë dhe 870 euro.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. T., 19 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë dhe S. L., 18 vjeç, banues në Krujë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me dy mjete do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjeteve dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve E. T. dhe S. L, të cilët, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në afërsi të vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, u kapën duke transportuar 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë tip “Audi A3” dhe “Mercedes Benz”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet, 2 aparate celularë dhe 870 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.