Ballina Stil / Modë Veshjet e dimrit që mund të vishni për punë

Veshjet e dimrit që mund të vishni për punë

Së shpejti me ardhjen e stinës së dimrit, do të afrohen edhe uljet e temperaturave, kështu që duhet të jemi gati me ide për pyetjene ditës që mundon çdo femër, se çfarë duhet të veshim për në punë. Më poshtë ju sjellim disa ide për këtë dimër.

Vishni një triko të ngrohtë me pantallona të gjera dhe një palë çizme deri në gju, e kështu do ti jepni vetes tuaj një pamje pop.

Një golf i kombinuar me pantallona ose kostum klasik do ju mbajë ngrohtë si brenda ashtu edhe jashtë zyrës.

 

 

 

Mos harroni që këtë dimër të investoni dhe të keni në garderobën tuaj një pallto të ngrohtë dhe oversized, do të dukeni trendi dhe nuk do të ndjeni rënien e temperaturave.

Shtojini pak ngjyra kombinimit tuaj me një fund të gjatë deri në gju të tipit midi dhë një palë çizme deri tek kyçi, në po të njëjtën ngjyrë me fundin.

Nxirrni nga garderoba një këmishë të bardhë unike dhe të butë, e cila shërben si një veshje kyçe për çdo vështrim.

Zgjidhni një look me veshje krejtësisht të zeza duke i veshur përsipër një pallto apo dizenjo me printin e kafshëve të egra.

Pra së fundmi mund të shtojmë se palltot prej pellushi apo oversized, golfet e ngushtë,çizmet deri në gju apo në kyç,fundet midi si edhe xhaketat, këmishat e kostumet serioze nuk duhet t’ju mungojnë në garderobën dhe pamjen tuaj.Duke ju dhënë disa nga këshillat e kombinimeve më në trend sugjeruar nga pasarelat për dimrin që po afron, në punë do të ndjeheni sa më stil, ngrohtë dhe praktike.