Ballina Kronikë Verona, arrestohen dy shqiptarë me 300 gram kokainë dhe 10 mijë euro

Verona, arrestohen dy shqiptarë me 300 gram kokainë dhe 10 mijë euro

Dy shqiptarë u arrestuan nga policia në Verona, pasi në mjetin e tyre u gjetën 300 gram kokainë.

Shtetasit shqiptarë përkatësisht 31 dhe 37 vjeç, ishin duke udhëtuar në autostradën A4 drejt Brescias, kur u ndaluan nga një patrullë “Polstrada”.

Gjatë kontrollit të makinës, agjentët gjetën medikamentin dhe 10 mijë euro, si dhe tre smartfonë të konfiskuar. Dy shitësit e drogës janë mbyllur tashmë në burgun e Brescias.