Ballina Aktualitet Vera nis me shtrëngata, java me shi në 5 qarqe të vendit

Vera nis me shtrëngata, java me shi në 5 qarqe të vendit

Edhe pse fillim qershori, moti në vend vijon të jetë i paqëndrueshëm. Java nis me reshje të dendura shiu dhe ulje temperaturash. Ky është parashikimi që bën Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për sot, e hënë 3 qershor 2019.

Sipas IGJEUM, qarqet që pritet të jkenë sasinë më të madhe të reshjeve do të jenë: Shkodra, Kukësi, Lezha, Dibra dhe Durrësi.

Sa i përket temperaturave, maksimalja do të regjistrohet në vendet e ulëta dhe bregdet me 18 gradë celcius, ndërsa ajo minimale në vendet malore me vetëm 7 gradë celcius.

Nesër pritet shtim i intensitetit të reshjeve, ato do të arrijnë mesatare në shumicën e qarqeve, ndërsa në qarqet SHKODËR, KUKËS, LEZHË, DIBËR dhe DURRËS ato do të jenë intensive.

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të shoqërohen me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 15 / 18 °C, në vendet e ulëta: 14 / 18 °C dhe në vendet malore: 7/ 14 °C

Nesër era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë.