Ballina Aktualitet Venezuelë,rojet e parlamentit bllokojnë punën e medias.

Venezuelë,rojet e parlamentit bllokojnë punën e medias.

Forcat e sigurisë në gardën e Venezuelës kanë penguar sot gazetarët për të kryer misionin e tyre.

Mësohet se rojet nuk i kanë lejuar gazetarët të futen brenda në Parlament për të raportuar zhvillimet e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.
Mbledhja është mbajtur nga kundërshtarët e liderit ne fuqi Nicolas Maduro pas përplasjeve të vazhdueshme të protestuesve me policinë.

“Sistemi nuk do që njerëzit të dinë. Ja pse gazetarët janë ndaluar nga rojet.”-është shprehur opozita në Twitter.