Ballina BOTA Venezuelë, vendi në prag të një lufte civile

Venezuelë, vendi në prag të një lufte civile

Venezuela tashmë është në prag të një lufte civile, pas thirrjes së liderit të opozitës Juan Guaido që me atë të bashkohet edhe ushtria. Pas kësaj thirrjeje, në Caracas shpërthyen incidente mes mbështetësve të presidentit Nicolas Maduro dhe liderit të opozitës venezueliane. Guaido, i cili mbështetet edhe nga Uashingtoni, tha se “ushtarë të guximshëm, patriotë të guximshëm, burra të guximshëm që mbështesin kushtetutën, i janë përgjigjur thirrjes.”

Besnikët e presidentit Maduro përdorën gazin lotsjellës ndaj demonstruesve jashtë një baze ushtarake. Nga përleshjet mbetën të plagosur 52 persona.

Ambasadori i Venezuelës në OKB pohoi se kryengritja ishte “përpjekje e fuqive të huaja për të ndezur një luftë civile.” Ndërkohë, këshilltari për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e konsideron situatën në Venezuelë si një grusht shteti sepse e sheh kreun e opozitës, Juan Guaido, si kreun e vendit.