Ballina BOTA Venezuelë, lideri i opozitës Juan Guaido i kërkon popullit të rrisë presionin...

Venezuelë, lideri i opozitës Juan Guaido i kërkon popullit të rrisë presionin mbi ushtrinë

Lideri i opozitës venezueliane Juan Guaido ka nxitur popullin që të marshojë në mënyrë paqësore drejt bazave ushtarake të vendit, për t’i kërkuar ushtrisë të mos mbështesë presidentin Nicolas Maduro.

“Ne e dimë që duhet të vazhdojmë të protestojmë, ne duhet të vazhdojmë në mënyrë paqësore dhe qytetare, pa rënë në grackën e qeverisë,” – ka deklaruar Guaido.

“E gjithë beteja jonë zhvillohet dhe do të vazhdojë të zhvillohet në kuadër të kushtetutës, – theksoi deputeti i qendrës së djathtë, 35 vjeç, që njëkohësisht është kryetari i parlamentit dhe i vetëshpallur si president i përkohshëm i Venezuelës, dhe i njohur si i tillë nga rreth 50 vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. – Ne jemi të bashkuar dhe më të fuqishëm se kurrë.”