Ballina BOTA Venezuelë, dorëhiqet kreu i policisë sekrete, çahet rrethi i ngushtë i presidentit...

Venezuelë, dorëhiqet kreu i policisë sekrete, çahet rrethi i ngushtë i presidentit Maduro

Demonstrators run away during a rally against Venezuela's President Nicolas Maduro's government in Caracas, Venezuela April 10, 2017. REUTERS/Carlos Garcia Rawlins

Manuel Ricardo Cristopher Figuera, i cili deri dje ishte në krye të policisë sekrete venezueliane, të quajtuar Shërbimi Informativ Kombëtar, ka dhënë dorëheqjen, duke u larguar nga rrethi ngushtë i besnikëve të presidentit Nicolas Maduro.

Lideri opozitar Juan Guaido ka intensifikuar përpjekjet për ta rrëzuar qeverinë dhe organizoi protesta të mëdha në rrugë, të cilat kanë tërhequr edhe vëmendjen e administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

Në një letër të drejtuar popullit venezuelian, Figuera ka shkruar se deri më tani i bindej udhëheqësit Maduro, por se tashmë kishte ardhur koha që të “shteti të rindërtohet”.

“Ka ardhur koha që ne të shikojmë një formë ndryshe për të bërë politikë. Shërbyesit e lartë shtetërorë janë pasuruar së tepërmi dhe korupsionin e praktikojnë si sport,” – ka shkruar Figuera.