Policia kroate arrestoi pesë persona të dyshuar për vjedhjen e bizhuterive në koleksionin e mbajtur në Al Thani më tre janar në Palazzo Ducale, në Venecia, gjatë ekspozitës “Thesaret e Mogulit dhe Maharajas”.

Arrestimet janë bërë në zonën e Zagrebit dhe Istrias, falë bashkëpunimit intensiv me hetuesit italianë dhe të arrestuar mbetën katër shtetas kroatë dhe një serb, të grupmoshës 43-60 vjeç.

Një nga të ndaluarit është anëtar i grupit të krimit Pink Panther, i njohur për vjedhjen e bizhuterive në vende të ndryshme evropiane, i cili u kërkua gjithashtu në Zvicër për një vjedhje të bizhuterive me vlerë rreth dhjetë milionë euro në vitin 2011 në një ekspozitë në Basel.