Ballina Kronikë Venecia, operacioni i koduar vë në pranga 20 persona

Venecia, operacioni i koduar vë në pranga 20 persona

Një operacion i madh antidrogë i koduar ‘Indor’ është zhvilluar mëngjesin e sotëm nga policia italiane në Venecia dhe siç bëhet e ditur nga mediat lokale, në pranga janë vënë 20 persona, ku përfshiheshin shqiptarë, italianë etj.

Sipas të dhënave të para, hetimet në lidhje me këtë linjë të trafikut të drogave të ndryshme nga Spanja në Venecia kanë nisur që në prill të vitit 2017, me arrestimin e dy korrierëve.

Gjatë hetimeve të këtij operacioni policor janë sekuestruar qindra kilogramë drogë.