“Vendosni Kosovën në hartë”/Cakaj i drejtohet Apple, me letër zyrtare

38

Debati mbi vendosjen e Kosovës në hartën e sistemit operativ “Apple” ka parë si protagonist tashmë edhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Gent Cakajn.

Ai i ka dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook ku i kërkon që të ndërmerret hapi për të vendosur Kosovën si shtet në Apple Maps.

“Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj”, ka deklaruar Cakaj duke reaguar mbi letrën që ai i dërgoi Apple.