Ballina Kronikë Vendosi eksploziv në banesën e babait dhe dhunoi gruan, arrestohet vlonjati

Vendosi eksploziv në banesën e babait dhe dhunoi gruan, arrestohet vlonjati

Vlorë- Arrestohet një 35 vjeçar i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në pronën e babait dhe njëkohësisht për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

I arrestuari me inicialet E. O ishte i shpallur prej kohësh në kërkim.

Në datën 30 mars 2019, ai dyshohet se ka vendosur eksplozivin në oborrin e banesës së babait të tij, për motive të dobëta.

Sipas policisë, ndaj tij rëndon edhe një vepër tjetër penale si “Dhuna në familje”. Vjehrra e tij më 9 mars 2019 e ka kallëzuar dhëndrin për dhunë fizike ndaj vajzës së saj.