Ballina Aktualitet Vendoset data, ja kur do jetë protesta e radhës e opozitës

Vendoset data, ja kur do jetë protesta e radhës e opozitës

Vetëm pak minuta pas mbylljes së protestës së gjashtë kombëtare, nga Partia Demokratike ka ardhur dhe konfirmimi për protestën e ardhshme. Protesta e ardhshme e opozitës do të jetë pas 6 ditësh, më 31 maj.

Protesta është vendosur më 31 maj, në ditën kur kreu i maxhorancës Edi Rama ka deklaruar se nis zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Me sa duket ky vendim ka ardhur pas mbledhjes që kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi në selinë e PD me ish-deputetët, kryetarët e degëve të pd dhe kryetarët e bashkive. Megjithëse u tha se do ishte një mbledhje falënderuese, me sa duket ka pasur si qëllim edhe përcaktimin e datës së protestës së radhës.

Nuk dihet se si do të jetë 31 maji për Tiranën kur nga njëra anë maxhoranca do të hapë fushatën me shumë mundësi në kryeqytet dhe opozita nga ana tjetër do të protestojë. Mbeten për t’u parë edhe oraret e zgjedhura nga palët.