Qeveria shqiptare i ka akorduar një pension familjes së 25 vjeçarit të vrarë nga efektivi i policisë.
Familja e Klodjan Rashës do të marrë tetëfishin e pensionit social, më saktësisht 96 mijë lekë në muaj.
Vendimi i Qeverisë u miratua më 11 dhjetor dhe parashikon “dhënien e trajtimit të veçantë familjes së të ndjerit Klodian Rasha, në formën e financimit mujor, në masën e tetëfishit të pensionit social, që është 12 mijë lekë.