Vend i rezervuar me pasqyrë përpara për ata që hipin në autobuz pa maskë (FOTO)

44

Një kompani transporti në Lazio të Italisë ka ndërmarrë një nismë që synon të sensibilizojë udhëtarët të cilët zgjedhin të udhëtojnë pa maskë, duke cënuar kështu shëndetin e pasagjerëve të tjerë.

Kompania quhet Cotral dhe është një kompani autobuzash. Në këto autobuzë janë rezervuar vende të cilat kanë një pasqyrë para.

“Tani do keni mundësi që të admironi imazhin tuaj gjatë gjithë udhëtimit, pasi është e qartë që vetëm për veten tuaj keni merak”, shkruan kompania, teksa njofton mbi nismën.

Kjo nismë vjen si pasojë e mosrrespektimit të masave COVID-19 nga disa pasagjerë të papërgjegjshëm.