Veliaj infektohet nga koronavirusi:”Asnjeri nuk është imun”

64

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Lajmin e ka bërë vetë me dije me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shihet me maskën vendosur.

Ai bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se do e vazhdojë punën nga shtëpia.

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj ju lutem mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”, shkruan Veliaj.